Skip to content

29 Nëntori/ Konferenca: Lufta Antifashiste, vlerë kombëtare

Në prag të ditës së Çlirimit, angazhimi i shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, ishte pjesë e një diskutimi mes studiuesve të ndryshëm. Pika që i bashkon është fakti se lufta kundër pushtuesve është një vlerë që nuk mund t’i lihet harresës

Historia e një kombi nuk matet vetëm me datat që shënojnë kalendarin, por mbi të gjitha me sakrificat dhe qëndresën e brezave që luftuan për liri. Në prag të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, vlerat e antifashizmit dhe rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike u vendosën në qendër të një konference, të zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria filloi nën tingujt e himnit kombëtar ndërsa pjesëmarrës ishin historianë, studiues dhe personalitete të jetës publike.

Nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Pasardhësve të tyre, Idajet Beqiri, vuri në pah rëndësinë historike të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke theksuar se populli shqiptar kontribuoi me sakrifica të jashtëzakonshme në çlirimin e vendit dhe rifitimin e pavarësisë.

Article topics

Leave a comment

Lini një Përgjigje