Skip to content

Kongresi i Manastirit në Korçë, 12 delegatët në ekspozitë

Dymbëdhjetë personalitete nga Qarku i Korçës, që kontribuuan në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë kombëtare, Kongresin e Manastirit, janë rikthyer në vëmendje përmes një ekspozite historike në Korçë.

Një aktivitet rajonal kushtuar 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës është organizuar këtë te diele në Korçë. Në të prezantohen fotografi, dokumente dhe botime historike që dëshmojnë kontributin e delegatëve korçarë. Ekspozita, e kuruar nga studiuesi dhe koleksionisti Niko Kotherja, përfshin dhe materiale të panjohura më parë, të mbledhura në arkiva, koleksione private dhe familjet e pasardhësve të këtyre personaliteteve.

“Korça ka një përfaqësim të veçantë në Kongresin e Manastirit, me 12 pjesëmarrës nga Qarku i saj. Ekspozita trajton profilet e këtyre personazheve përmes dokumenteve, botimeve dhe imazheve të tyre, ku një pjesë e materialeve janë të panjohura më parë. Çdo pjesë e vogël e këtij pazëlli krijon një histori të tërë.”, tha koleksionisti Niko Kotherja.

Mes figurave të prezantuara është edhe patrioti dhe veprimtari i njohur Mihal Grameno. Një pjesë e trashëgimisë së tij ruhet ende nga familjarët, të cilët kanë përcjellë ndër breza fotografi, libra dhe kujtime familjare.

Article topics

Leave a comment

Lini një Përgjigje